RCCOLA

Pacolli thotë se përleshja në Kuvend ndodhi për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se përleshja e sotme në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur sa për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna.

Uji Dea

“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhen qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre. Dhuna e çfarë do forme është e papranueshme! Secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna. Jam i trishtuar nga pamjet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.