Fundamenti

Pacolli: Thaçi president i kontrabanduar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk e mbështet mënyrën se si partneri i dikurshëm në Qeveri, Hashim Thaçi po synon të zë ulësen e të parit të shtetit.Në emisionin “Republika” në Tribuna Channel kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se zgjedhja e presidentit po synohet të bëhet si pazar mes dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së.

E kjo gjë, sipas Pacollit, i ngjan një malli që është në treg.

Mobi Casa

Nëse kjo ndodhë, atëherë sipas tij, Thaçi do jetë një president i kontrabanduar.

Pacolli ka thënë se Thaçi mund të zgjidhet president mirëpo ai nuk do t’i duhet si i tillë vendit dhe se qytetarët nuk do ta pranojnë atë, njëjtë sikurse nuk e kanë pranuar as Isa Mustafën.