Fundamenti

Pacolli: Të ndryshohet Kushtetuta dhe të bëhen 135 vende në Parlament

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli s’ka marrë pjesë të martën në takimin e organizuar nga ambasada gjermane në Prishtinë me Liderët e LDK’së, PDK’së dhe AAK’së, por ka thënë se është i pajtimit të ndryshohet Kushtetuta.

Ai ka thënë se akti më i lartë juridik dhe politik i Shtetit duhet të ndryshohet menjëherë dhe po ashtu të rritet numri i deputetëve në Parlamentin e Kosovës.

Kështu, sipas tij, Kuvendi i ardhshëm duhet t’i ketë 135 deputetë, 20 për pakicat, pesë për diasporën dhe 110 për t’u fituar në zgjedhje.

“Njëzet vende duhet të jenë për minoritetet dhe nëse e rrisim numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe unë besoj se duhet të ndodh edhe për 15 vendet, atëherë 5 ju shkojnë diasporës dhe dhjetë vende mbesin për t’u fituar. Kush merr vota më tepër qoftë shqiptarët, qoftë minoritarët atëherë janë edhe dhjetë vende për t’u fituar në Parlament”, ka thënë Pacolli për Express.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se kur të rritet numri i vendeve në Parlament, atëherë u mbetet partive politike që me votë t’i marrin ato vende.

GRANDEMALL

“Kemi 120 dhe duhet të rritet edhe për 15 vende. Pesë të garantuara për diasporën, 20 për minoritetet, 100 vende janë për shumicën dhe mbesin dhjetë vende për t’i fituar. Kush merr vota më shumë, qoftë serbët, qoftë kroatët, qoftë shumica. Kjo është qasja dhe mendimi i AKR’së”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se Kushtetuta aktuale duhet të ndryshohet sepse s’ka arsye të vazhdohet me të njëjtin dokument, i cili ka disa herë ka krijuar kriza politike.

“Ne duhet t’i qasemi ndërrimit të Kushtetutës. Kushtetuta është aq e komplikuar dhe bën huti tek qytetarët saqë bën huti te qytetarët. Ajo duhet të ndërrohet. Ne nuk jemi më nën mbikëqyrje të pavarësisë. Gjatë ndërrimit të kësaj Kushtetute që duhet të ndodh tani duhet edhe dy terminologjitë që ne i hasim të rezervuara dhe të garantuara për minoritetet – njëra duhet të eliminohet”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se e kanë telefonuar për të marrë pjesë në takimin e liderëve që ishte organizuar nga ambasada gjermane në Prishtinë, por s’iu është përgjigjur thirrjeve telefonike për shkak të një vizite jashtë shtetit.

Aktualisht, vetëm PDK e përkrahë ndryshimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e vendeve të rezervuara për pakicat në Kosovë. Kundër kësaj ideje ka dalë Vetëvendosje dhe LDK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.