ARKATANA

Pacolli: Të dëgjohen këshillat e Clinton-it për të ndalur ‘çmendurinë politike’

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për nderimin që i bëri ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Pacolli e përshëndeti këtë nderim si një vlerësim të vlefshëm për liderin botëror që ndërpreu vuajtjet shekullore të popullit të Kosovës.

Uji Dea

Ai ka thënë Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit ndaj miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin e tij për faktin se në Kosovë, duke bërë thirrje të ndalet ajo që ai e quajti “çmenduri politike”.

“Sot duhet dëgjuar këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë,” – ka shkruar Pacolli mes tjerash.