FIDANISHTJA

Pacolli: Të bëhen ndryshimet kushtetuese, Presidenti me votë të popullit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të mos hyjnë në krizë të re duke tentuar të zgjedhin Presidentin e Kosovës.Ai ka thënë se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentit me votë të popullit.

“Andaj, për të evituar thellimin e krizës politike dhe institucionale unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga ky institucion që të obligojë Kuvendin për t’i dërguar në votim ndryshimet kushtetuese të cilat janë të gatshme”, ka shkruar Pacolli.

Qytetarët tanë nuk kanë nevojë të ballafaqohen me tensione politike edhe më të mëdha sesa këto që i kanë provuar, sidomos në këta 6 muajt e fundit, të cilat do të mund të vijnë për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve të pozitës dhe opozitës.

Kosova ka nevojë për shpresë dhe ndryshime pozitive në mënyrën e udhëheqjes së shtetit.

Kosova nuk e ka komoditetin të futet në një krizë të re politike dhe institucionale, siç është rasti i zgjedhjes së presidentit të vendit.

ARKATANA

Për hir të evitimit të kësaj krize, në vitin 2011, unë i hapa rrugë një marrëveshjeje politike e cila u shndërrua në akt juridik nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.

Fatkeqësisht kjo rezolutë dhe kjo marrëveshje nuk u zbatuan asnjëherë dhe amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nuk u votuan asnjëherë në kuvend, megjithëse kishin marrë dritën e gjelbër nga Gjykata Kushtetuese.

Andaj, për të evituar thellimin e krizës politike dhe institucionale unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar nga ky institucion që të obligojë Kuvendin për t’i dërguar në votim ndryshimet kushtetuese të cilat janë të gatshme.

Votimi i këtyre amendamenteve do ti mundësonte qytetarit të Kosovës që të zgjedh direkt presidentin e vendit dhe do të evitonte krizën politike, e cila ka kosto të madhe për qytetarët dhe shtetin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.