Uji Dea

Pacolli: Tanzania na njohu, merita është e imja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Begjet Pacolli, ka deklaruar për Telegrafin se shteti i Tanzanisë te enjten e ka njohur Republikën e Kosovës.

“Me këtë shtet kam punuar shumë, që të arrihet kjo njohje për shtetin më të ri në Evropë”, ka thënë ai për Telegrafin. “Unë jam angazhuar maksimalisht, duke udhëtuar shumë herë në shtetin afrikan, si në cilësinë e deputetit dikur, e po ashtu edhe në cilësinë e zëvendëskryeministrit të cilin e ushtroj tash për ta marrë njohjen për Kosovën”. /Telegrafi/
————————————————————
Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është njohja më e rëndësishme për Kosovën. Pas kësaj njohje, do të ketë edhe shumë shtete tjera që do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Pacolli në një konferencë për media që po zhvillohet aktualisht, njofton gazetari i Gazetës Express.

Ai tha se njohja nga Tanzania është rezultat i punës së tij në Afrikë.

United Hospital

Pacolli ka qëndruar para pak ditësh në Adis Abeba të Etiopisë ku është mbajtur samiti i Unionit Afrikan.

Ndërkohë që kontinenti afrikan është destinacion i shpeshtë i Pacollit, ku ai lobon në shtete të ndryshme për njohjen e pavarësisë.

Aktualisht Kosova është njohur nga rreth 100 shtete të botës, por MPJ e Kosovës i ka vetëm 96 shtete në listën e saj të njohjeve.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.