Pacolli takon Sekretarin e Shtetit të SHBA-së: Kosova nuk është vetëm

Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Jashtë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Pacolli, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Uashington ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm, transmeton lajmi.net.
“Gjatë qëndrimit në Washington, kënaqësi ta takoj Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj nuk është vetëm”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook.