United Hospital

Pacolli takon diplomaten e Luksemburgut, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim kurtuazie, të Ngarkuarën e Përkohshme me Punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert. Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe është kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë

Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i jashtëm, Pacolli ka ri konfirmuar bashkëpunimin dhe ka shprehur nevojën për shikimin e mundësive për rritjen dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit. Kosova sipas tij, është shtet i ri, i cili ka nevojë për miq dhe përkrahje, siç e ka nga Luksemburgu dhe miqve të tjerë perëndimor.

“Kërkojmë mbështetjen në lehtësimin e procedurave të pajisjes me viza, si dhe kushteve për liberalizim të vizave për qytetarëve të Kosovës. Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe kjo nuk duhet ta pengojë vazhdimin e procesit të liberalizimit të vizave, pasi që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Pacolli.

Uji Dea

Në vazhdim të bashkëbisedimit, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Pacolli, e ka njoftuar diplomaten nga Luksemburgu se Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar intenzivisht edhe për mënyrat se si të prezantohen dhe promovohen potencialet dhe vlerat e Kosovës në marrëdhënie me jashtë.

Po ashtu, është kërkuar edhe rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

Nga ana tjetër, E Ngarkuara e Përkohshme me Punë në Ambasadën e Luksemburgut, Anne Dostert, e ka uruar fillimisht Pacollin për detyrën e re dhe ka shprehur përkrahjen e saj dhe të shtetit të Luksemburgut, duke shprehur zotimin për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur nga ky shtet. Kjo mbështetje, sipas diplomates nga Luksemburgu do të vlejë edhe për përkrahjen e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunimi tanimë i vënë në fushën ekonomike, arsim dhe shëndetësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.