FIDANISHTJA

Pacolli takon Ambasadorin amerikan Delawie, diskutohen zhvillimet politike brenda

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie.

Në kuadër të këtij takimi janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe koordinimi dhe bashkërendimi i hapave dhe veprimeve në marrëdhëniet me jashtë.

Mobi Casa

“Zhvillova një takim të rregullt pune me Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Greg Delawie. Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe bashkëbiseduam në mënyrën më miqësore mbi koordinimin dhe bashkërendimin e hapave dhe veprimeve të vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Mbështetja e ShBA-ve, si aleat strategjik i vendit tonë mbetet e pazëvendësueshme si në aspektin e zhvillimeve të brendshme politike ashtu edhe atë të forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare”, është tutje shprehur ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.