Eko Higjiena

Pacolli: Ta shpëtojmë Kosovën, ta bëjmë një qeveri me bazë të gjerë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacoll, ka vlerësuar se për shkak të situatës së ndërlikuar dhe sfidave që ka Kosova, “nuk na nevojitet qeveria e njërës palë kundër një tjetre, qeveria e kushtëzuar fuqishëm nga një Listë që merr urdhëruat nga një shtet fqinjë që nuk e njeh Kosovën”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se duhet të kemi një qeverisje me bazë të gjerë, e shumicës së partive, e shumicës apo e gjithë faktorëve, e të gjithë krahëve, e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Postimi i Pacollit:

ARKATANA

Ta shpëtojmë Kosovën, ta bëjmë një qeveri me bazë të gjerë.

Siç bëjnë të ditur mediat sot, ka dështuar një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit për të organizuar seancën konstitutive të tij. Edhe kjo që ndodhi është zhagitje e proceseve, është vetëmashtrim me kohën, nervat dhe energjinë e popullit të Kosovës. Për shkak të situatës së ndërlikuar dhe sfidat që ka Kosova, nuk na nevojitet qeveria e njerës palë kundër një tjetre, qeveria e kushtëzuar fuqishëm nga një Listë që merr urdhërat nga një shtet fqinjë që nuk e njeh Kosovën. Kësisoj, zgjidhja që unë kam propozuar, një qeverisje me bazë të gjerë, e shumicës së partive, e shumicës apo e gjithë faktorëve, e të gjithë krahëve, e të gjithë qytetarëve të Kosovës, është zgjidhja më e volitshme. Kryeministër i Kosovës mund të jetë seicili për të cilin do të jetë konensusi më i gjerë në interes të integrimit euroatlantik të Kosovës. Kjo zgjidhje do ti shërbente konsolidimit të shtetësisë tonë. Kështu do t’ i bëjmë me dije të gjithëve se fatin e Kosovës e kanë në duart e veta vetëm kosovarët. Një qeveri me konsensus të gjerë me mandat të kufizuar kohor, do t’i shërbente: Lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës nëpërmjet zgjidhjes së drejtë të demarkacionit dhe gjithë obligimeve të marra ndërkombëtarisht; miratimit të një ligji të denjë zgjedhor; rikonsolidimit dhe efektivitetit të administratës publike; trajtimit të pronës së Kosovës për interes të qytetarëve të saj; angazhimit të parezervë për pranimin e vendit tonë në Unesco dhe shtimin e numrit të njohjeve; krijimit të kushteve për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës. Vetëm një angazhim i plotë dhe i sinqertë i gjitha forcave politike në një qeveri të përbashkët do të mundësonte vendosjen e rendit dhe ligjit dhe do të kishte sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm një angazhim i tillë i sinqertë është jetik për Kosovën tonë për të cilën u flijuan shumë gjenerata. Në këtë kontekst, ftoj miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, qeverinë e Shqipërisë, të na mbështesin në këtë objektiv. Nëse e duam Kosovën, ta qesim Kosovën dhe interesin e qytetarëve në radhë të parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.