Uji Dea

Pacolli: Ta ndërtojmë Kosovën sipas idealeve të Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve të luftës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një tubim madhështor të mbajtur sot në qytetin e Gjilanit, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar kandidatin e koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë tubim Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli , ju bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të votojnë për një qeverisje me njerëz të urtë dhe të paqes, të cilët do ta ndërtojnë Kosovën sipas idealit të presidentit Rugova por edhe sipas idealit të të gjithë heronjve që ranë për lirinë Kosovës.

“Kjo është demokracia e vërtetë, pavarësi, liri dhe zhvillim ekonomik. Unë them se pavarësia jonë nuk është e kompletuar sepse kemi qytetarë që jetojnë në kushte të mjerueshme, të diferencuar e të diskriminuar, këtë nuk e deshi as Ibrahim Rugova e as dëshmorët tanë” , theksoi Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

UBT

Ai me këtë rast tha se Kosova, me të gjitha pasuritë që i ka, nuk u zhvillua për shkak të matrapazëve të cilët e kanë zhvatur. “Ne kemi njerëz të pastër, janë ata që do ta dërgojnë Kosovën drejt shoqërive të civilizuara, kemi nevojë për ndryshim dhe zhvillim, prandaj me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, mbrojeni votën tuaj sepse ajo është votë e ardhmërisë”, ka thënë Presidenti Pacolli në fjalimin e tij në Gjilan.

Në fjalën e tij para gjilanasve kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se është i nderuar që i prinë një liste të mrekullueshme të njerëzve që i kanë mbrojtur themelet e shtetit të Kosovës. “Me 11 qershor neve na duhet mbështetja juaj për ta realizuar idealin tonë për një qeveri të suksesit. Institucionet do t’i bëjmë vetëm për interesa të qytetarëve dhe jo arena të debateve siç kanë qenë deri më tash.”, ka thënë Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.