Pacolli, studentëve: Punoni me shpirt që të keni sukses
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë një vizite që i ka bërë Kolegjit “Universum” në Prishtinë, ka thënë se nuk është e mjaftueshme të investosh gjithë kohën dhe dijen që të arrish suksesin.
“Sipas kalkulimit tim, kjo është vetëm 45 %. Për sukses duhet të investoni shpirtin tuaj!”, tha në fjalimin e tij hyrës, presidenti Pacolli.
“Ndonëse inkuadrimi im në politikë, ka qenë pa plan, Kosovës i është nevojitur prezenca jonë në skenën politike”, ka bërë të ditur Pacolli, në një ligjeratë të cilën kryesisht e orientoi drejt ekonomisë globale dhe shtetndërtimit, transmeton Telegrafi.
“Shteti i Kosovës nuk është ndërtuar vetëm tani kur është shpallur pavarësia, përgatitjet për shtetndërtim kanë filluar qysh nga rezistenca e kahmotshme e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Pacolli.


