RCCOLA

Pacolli: Specialja, detyrim ndaj miqve ndërkombëtarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook,ka përkujtuar 5-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pacolli ka thënë se ky vendim ka qenë më i drejti dhe i duhuri i mundshëm.Pacolli ka thënë se për këtë Kosova duhet që t’i jetë mirënjohëse SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtarë, për këtë arsye, sipas tij, Kosova e ka borxh që t’ua kthejë besimin duke e formuar Gjykatën Speciale.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit:

Sot 5 vjet më parë Republika e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë përjetoj edhe një lajm të mirë. Ajo ishtë vendimi i GJND-së. Vendimi më i drejt i duhur lidhur me shpalljen tonë të pavarësisë. Ajo ishte edhe një betejë kunder Serbisë dhe aleatet e saj, të cilen ne e fituam.

Gjyqtari Hisashi Owada atëherë në leximin e vendimit thoshte që ”Deklarata e 17 shkurtit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.”

Mobi Casa

Ky vendim ishte për mua një ndihmesë e madhe në lobimin tim. Ishte një argument i fortë, i bindshëm. Por që në qeverinë e sotme nuk po përdoret shumë. Pasi ende si vjet mbi 2 njohje nuk i kemi.

Ne duhet t’u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kryesojnë frontin e miqve të Kosovës. Ata na ndihmuan gjatë Luftës së 1999, dhe më pas, ata besuan në pavarësinë tonë, ata besuan se Kosova do të jetë histori suksesi.

Formimi i Gjykates Speciale prandaj është një detyrim i jonë ndaj miqëve tanë, një borxh që duhet kthyer.