RCCOLA

Pacolli: Sot nuk fitoi as Kosova e as Serbia, sot fitoj e keqja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, në një adresim për media ka thënë se sot fitoi e keqja.

“Sot nuk ka fitues, nuk ka fituar as Kosova por as Serbia. Fitues i sotëm është e keqja. Më vjen keq që pavarësisht punës që kemi bërë kjo sot nuk u shpërblye”, ka thënë Pacolli, raporton Telegrafi.

Ai më tej theksoi se siç e pamë Kosova mori më së shumti vota, por në këso kushtesh sipas tij është e vështirë që të marrim 2/3 e votave.

Pacolli ka kërkuar unitet nga spektri politik në Kosovë.

Hidromorava

“Nuk bënë të dekurajohemi, kërkoj unitet nga spektri politik në Kosovë. Duhet të bëhemi edhe më të fortë dhe të ecim përpara. Mund të ju them se nuk kemi lënë asgjë pa bërë, kemi punuar por në fund e pat se nuk arritëm ti sigurojmë dhe ato 12 vota për ti siguruar Kosovës anëtarësimin”, theksoi Pacolli.

Ministri i Jashtëm më tej shtoi se Serbia bëri luftë të pamëshirshme ndaj Kosovës.

“Kundërthëniet janë të mëdha, Serbia bëri një luftë të pamëshirshme me të gjitha mjetet në disponim. Ne duhet të krijojmë perspektivë për qytetarët e Kosovës dhe ti kushtojmë rëndësi dialogut”, tha Pacolli. /Telegrafi/