Eko Higjiena

Pacolli shtrin zonat ekonomike në Anamoravë

/ 2 minuta lexim

Siç ka filluar Kosova do të mbushet me zona të lira ekonomike. Pas asaj të Gjakovës dhe Mitrovicës, radhën duket se e ka komuna e Gjilanit.

Ideja për këtë tanimë është bërë edhe publike nga zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai këtë e ka përmendur të mërkurën në një debat televiziv, duke thënë se edhe kjo komunë ka resurse për të cilat janë të interesuar investitorë të ndryshëm dhe do të angazhohet që edhe Gjilani të shpallet Zonë e Lirë Ekonomike.

E, kjo ide e Pacollit ka marrë mbështetje edhe nga udhëheqësit e kësaj komune.

Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë për gazetën që tanimë vetëm kanë nisur procedurat e krijimit të zonës ekonomike.

Por, Haziri ka thënë se lobimi i Pacollit do t’i ndihmonte shumë në përshpejtimin e vendimit për shpalljen e tyre. Zgjerimin e zonave ekonomike e kanë mirëpritur edhe institucionet shtetërore. Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ne atë të Tregtisë dhe Industrisë thonë se komuna e Gjilanit ka kapacitete për të qenë zonë e lirë dhe kjo, sipas tyre, duhet të bëhet…(Tribuna).