UBT

Pacolli shpreson që më 2020 Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Strasburg është pritur në takim nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Pacolli e ka njoftuar Jaglandin mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin për vazhdimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë dhe vlerësuar si të interesit të veçantë edhe atë të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

“Gjatë vizitës time në Strasburg kisha një takim përmbajtjesor edhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, me të cilin bashkëbiseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim”

Uji Dea

“E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020”, ka thënë Pacolli.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Pacolli ka takuar edhe Ambasadorët e Përfaqësive të Përhershme nga shtetet mike dhe partnere të Kosovës, ku kishte siguruar mbështetjen për këtë qëllim./Telegrafi/