HW

Pacolli: Shpallja e kandidaturës së Clinton, lajm i madh për shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të madh zyrtarizimin e kandidaturës së Hillary Clinton për Presidente të SHBA’ve. Këtë veprim të ish-zonjës së parë amerikane e ka quajtur lajm të madh për botën, veçanërisht shqiptarët.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Shpallja zyrtare e kandidaturës së zonjës Hillary Klinton është një lajm i madh jo vetëm për amerikanët dhe botën, por dhe për shqiptarët.

UBT

E vërteta është se midis dy administratave, asaj republikane dhe demokrate ka patur vijimësi në sjelljen miqësore ndaj kombit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës, në veçanti. Por brenda kësaj vijimësie familja Klinton (Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton) shquhen posaçërisht.

Zonja Klinton është e lidhur emocionalisht me Kosovën dhe unë kam patur rastin ta shoh, ta prek këtë në disa raste të takimeve të mia me të.

Populli amerikan e zgjedh vetë se kush do ta drejtojë në vitet e ardhshme. Por ne shqiptarët, diaspora jonë në SHBA, kemi shumë arsye themelore ta mbështesim konfirmimin e saj në krye të demokracisë më të madhe në botë. Kështu shprehja e saj në Parlamentin e Shqipërisë “se bashkë do të jemi dhe në 100 vjetët e ardhshme”, ka më shumë kuptim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.