Fundamenti

Pacolli s`është kandidat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Behgjet Pacolli nuk do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës. Zyrtarja e AKR’së, Myzejene Selmani ka thënë se askush s’ka folur në parti rreth kësaj teme. Por, ajo ka thënë se ky subjekt ende po e kërkon Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në partinë e Behgjet Pacollit po e mohojnë kandidimin e tij për Kryetar të Prishtinës.

Anëtarja e Kryesisë së AKR’së, Myzejene Selmani ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar rreth kësaj teme.

“Absolutisht nuk ka kurrfarë informacioni brenda partisë, apo kryesisë së partisë rreth kësaj”, ka deklaruar Selmani, martën, për Express.

Sipas Selmanit, e njëjta ka ndodhur edhe rreth shkrimeve për kandidimin e Mimoza Kusari- Lila për Kryetare te Gjakovës.

FIDANISHTJA

“Të gjitha këto dhe procedurat e kandidimit shkojnë në bazë të Këshillit Drejtues të partisë dhe Degës në Prishtinë dhe në Gjakovë. Kurgjo në politikë nuk mbetet anonime sidomos jo kur të vendoset për të parin e Prishtinës apo të Gjakovës”, shtoi ajo.

Express ka shkruar para disa ditësh se Partia e Pacollit po synon të marrë pushtetin me Vegim Gashin, i cili kishte dal i dyti në zgjedhjet e fundit komunale në Kryeqytet.

Ndryshe, Selmani foli edhe rreth marrëveshjes së koalicionit me PDK’në dhe kërkesës së vazhdueshme të AKR’së për të marrë edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ajo tha se AKR vazhdon të qëndrojnë prapa kërkesës për implementim të plotë të marrëveshjes për qeverisje që e ka me PDK’në.

“Kryeministri Thaçi e di që marrëveshja nuk është realizuar dhe besoj që ai rrinë në vijë me marrëveshjen që e ka bërë me zotin Pacolli. Por kohëve të fundit është angazhuar rreth dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë andaj kjo çështje është anashkaluar”, tha Selmani.