Mobi Casa

Pacolli, sërish në konflikt interesi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe një dokument ka rrjedhur nga sirtarët e Behgjet Pacollit, që dëshmon për zhytje të tij në konflikt interesi. Duke qenë zëvendëskryeministër, në emër të “Mabetex Groupit”ai ka bërë shprehje interesi për një hotel në Vjenë.

Ka qenë data 18 maj e vitit të shkuar, kur Pacolli i është drejtuar me një shkresë Michael Widmann, të cilit ia ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, që ndodhet në Am Schubertring, Vjenë, shkruan Koha Ditore.

Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, ofertën për hotelin e kishte bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të Qeverisë. Mësymjen e kishte shprehur në kohën kur i kishte dhënë fund një problemi ndërmjet “Shangri-La” dhe “Bautraeger Austria Immobilien”.
Një kontratë e lidhur vite më herët ndërmjet tyre, ishte shkëputur tre muaj para se të shkruante Pacolli. Pacolli, në shkresën e firmosur nga ai, konfirmom kontakte fizike, që për qëllim kanë pasur interesin biznesor.

Uji Dea

“Për sa i përket takimit tonë sot me zotëri Antoine Abado, pas prezantimit të projektit ‘Hotel Shangri-la Vienna’, duam ta konfirmojmë interesimin tonë për blerjen e ‘Hotel Shangri-la, am Schubertring, Vienna’. Ne njëherësh e autorizojmë zotëri Antonie Abado që të negociojë në mënyrë të pakufizuar në emrin tonë lidhur me këtë çështje dhe ju lutemi sinqerisht që t’ia dorëzoni atij të gjitha dokumentacionet e domosdoshme”, i ka shkruar Pacolli Widmannit.“Me të qenë pronarë i zinxhirit të hoteleve ‘Swissdiamondhotel’, jemi më se të sigurt në kapacitetet tona dhe kemi referenca të dëshmuara për kompletimin e një detyre kaq të rëndësishme”.

Pacolli në këtë shkresë ka shprehur shpresën për një takim personal me Widamannin, në një të ardhme të afërt, ku do të nisnin diskutimet “diskutimet e hollësishme’ për blerjen e hotelit.

E ka barë këtë pavarësisht se, sikur tani, edhe në atë kohë, në Kosovë ka pasur dhe ka një ligj për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Në përshkrimin zyrtarë, qëllimi i këtij ligji është parandalimi i konfliktit ndërmjet interesit publik dhe interesit privatë të zyrtarëve të lartë në ushtrimin e funksionit publik. Statusin e zyrtarit të lartë e kanë edhe zëvendëskryeministrat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.