RCCOLA

​Pacolli sërish me Makollin në Kryeqytet?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Burime të Express kanë thënë se ky vendim ka ardhur pas refuzimit që i ka bërë Vegim Gashi ofertës së Pacollit për t’i hyrë sërish garës për Kryeqytetin.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë para një jave se udhëheqja e partisë e di emrin e kandidatit për Kryeqytetin.

“Unë dhe udhëheqja e AKR’së e dimë emrin e kandidatit tonë për Prishtinën. Shumë shpejt do ta bëjmë publike”, pati premtuar Pacolli, në një bisedë për Express.

Ndërkohë, burime të Express kanë thënë se Vegim Gashi e ka refuzuar kërkesën për t’i rikandiduar me arsyetimin se duhet t’iu hapet rruga të rinjve për garën e Prishtinës.

Pas kësaj, varianti i AKR’së ka dal Ministri Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili kishte kandiduar edhe më 2007 dhe ishte radhitur i treti pas Isa Mustafës së LDK’së dhe Fatmir Limajt të PDK’së.

Vet, Makolli ka thënë të martën se ende asgjë nuk është vendosur rreth kandidaturës për Prishtinën.

Mobi Casa

Megjithëkëtë, ai ka deklaruar se kushdo që e merr ketë barrë është i privilegjuari i partisë.

“Është nder për secilin individ kur partia ia beson kandidaturën për ndonjë komunë e në veçanti për të parin e Prishtinës. Kësisoj e shoh edhe unë, por unë e kam një post Ministror”, ka thënë ai.

Makolli ka thënë se është duke e kryer punën e Ministrit të Diasporës me shumë përkushtim derisa ende nuk ka folur me udhëheqësit e partisë për një përgjegjësi të reja në AKR.

“Ne nuk kemi biseduar ende se kush do të jetë kandidat i Prishtinës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vetëm AAK e ka shpallur kandidaturën e Besnik Tahirit për Kryeqytet, derisa PDK dhe LDK ende nuk kanë publikuar kandidatin e tyre.

Më herët Express ka shkruar se përfundimisht Isa Mustafa ka vendosur të kandidojë për mandatin e tretë për shkak të frikës se largimi nga udhëheqja e Prishtinës ia rrezikon edhe pozitën e Kryetarit të Partisë.