FIDANISHTJA

Pacolli: Serbia s’mund të na prishë kurrë me Amerikën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se se Serbia kurrë nuk do t’i dëmtojë raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se deklaratat nga politikanët e serbë për taksën kanë për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksën edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-në. Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-në dhe perëndimin”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social, në internet.

Sipas Pacollit, me apo pa marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosova s’do të bëhet shkaktar i zhgënjimit të SHBA’së.

KKVITI

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe perëndimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do të bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-së, e perëndimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-në dhe perëndimin”, ka shkruar Pacolli.

“Ne kemi partnerë të përhershëm, të qëndrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.