Hidromorava

Pacolli: Serbia po e sfidon politikën tonë të jashtme, po lobon te shumë shtete ta tërheqin njohjen për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një raportim para Komisionit për Punë të Jashtme tha se Serbia është duke e sfiduar politikën e jashtme të Kosovës, sidomos rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit, anëtarësimit në organizata të ndryshme dhe çështjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Pacolli para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme tha se Serbia ka shkuar aq larg sa po bën lobim edhe tek shtetet që e kanë njohur Kosovën ta tërheqin njohjen.

“Aq larg ka shkuar sa po bën lobim të madh edhe tek shtetet që e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të tërheqin njohjen”, tha Pacolli, duke shtuar se nuk ka shtet në kontinentin e Afrikës që Serbia nuk ka delegacion të lobojë kundër shtetit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Ai tha se sipas informatave që ka Serbia ka ndarë rreth 300 milionë buxhet dhe kanë angazhuar një grup prej 20 personash, ekspertë të politikës së jashtme që të vizitojnë shtete të ndryshme në botë dhe të lobojnë kundër Kosovës, raporton Telegrafi.

Ministri i Punë të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli para Komisionit më tej tha se çështja e politikës së jashtme nuk është vetëm çështje e qeverisë, por edhe e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se pohimet nga disa anëtarë se po i ikë raportimit në Komision nuk janë të vërteta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.