Pacolli: Serbëve nuk u pëlqen kur një shqiptar flet ashtu siç foli Rama

Fjalë të mira për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, ka edhe zëvendëskryeministri në detyrë Behgjet Pacolli.
Ai po e vlerëson lartë kryeministrin Edi Rama, madje për të po thotë që foli me dinjitet, me gjuhën e Evropës dhe Perëndimit.
Në një shkrim të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Pacolli, thotë se serbëve nuk u pëlqen kur shqiptarët folën ashtu siç foli Rama.
“Bashkëqytetarët e mi të Kosovës janë ndjerë mirë nga ky përfaqësim ndaj e nderuan kryeministrin Rama në rrugët e Kosovës, ndërsa ai kthehej nga Serbia. Ne e nderuam vëllain tonë si e meriton ai!
Me dinjitet mund të fitohet shumëçka. Shqiptarët e Luginës duhet të ndihen mirë që dëgjuan prej gojës së kryeministrit Rama lajmin se Qeveria serbe do të njohë diplomat e Republikës së Shqipërisë.
Një mundësi më shumë që të rinjtë e Luginës të mos e braktisin vendlindjen e tyre. Shqiptarët po mendojnë njëlloj, po frymojnë njëlloj”, thotë ai. /Telegrafi/