Mobi Casa

Pacolli: Sektori privat mund të zhvillohet vetëm me AKR

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zhvillimi i sektorit privat, në komunën e Istogut mund të arrihet vetëm me programin e AKR-së. Partitë tjera munden vetëm të provojnë të zbatojnë programin e AKR-së, dhe jo edhe ta implementojnë, sepse nuk kanë ekipin e duhur të ekspertëve. Kështu u thanë Istog, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në tubimin me qytetar të kësaj komune.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në Istog ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me AKR-në dhe të sepse është i vetmi lider i pakorruptuar, me ministra të pakorruptuar dhe që kryejnë punë për Shtetin.

“Ne kemi kohë që kemi në duart tona programin për zhvillim ekonomik, program të cilin na e kopjuan të tjerët. Zhvillimi i sektorit privat, ishte qysh në vitin 2007 prioritet i AKR-së. Ata na sulmuan se nuk e kuptonin ekonominë. Dhe tash ata na flasin për subvensionime. Ne qysh atëherë kemi fol për sektorin e bujqësisë. Thonin, po don Pacolli me i ba bujq të rinjtë e Kosovës. Dhe shikoni tashti fushatat e tyre”, tha Pacolli.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka fol për karizmën e Presidentit Pacolli dhe punën që ka bërë këto vite për vendin. Sipas z. Bahtiri, presidenti Pacolli është i vetmi lider që meriton ta marrë besimin e qytetarëve sepse ka dal me duar të pastra ai bashkë me ministrat që drejtuan qeverinë.

ARKATANA

“Presidenti Pacolli ka duruar shumë propaganda që i janë bërë. Jo çdo kush ki mujt me i tejkalu ato. Por presidenti Pacolli ka vendosë që të gjitha me i duru për të mirën e Kosovës. Ky është njeriu që ka punuar për vendin me pasurinë e vet. Të gjithë e dijmë vizionin e tij dhe lëvizjet ekonomike ng programi i AKR-së po vërehen në praktik” ka thënë Bahtiri.

Nga ana tjetër, lideri i Liberalëve, Gjergj Dedaj, ka ftuar qytetaret e komunës se Istogut të votojnë Presidentin Pacolli dhe të votojnë AKR-ne. Sipas tij, këshillat që kishte marrë nga Brukseli ishin të mbështesë këtë parti, pa të cilën nuk ka liberalizim të vizave.

“Kam takuar personalisht zyrtarë të lartë nga Brukseli, para pak ditësh, dhe më thanë se ta mbështesë Presidentin Pacolli. Njeriun pa të cilin nuk do të ketë liberalizim të vizave. Pa qeverisjen e tij, zhvillimi ekonomik në vend do të vazhdojë të përballet me sfida reale”, ka thënë Dedaj.

Më pas janë prezantuar dhe delegatët për kuvend nga dega e Istogut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.