Pacolli: Rrokullisni çdo gur , por mos i votoni hajnat

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli të dielën në Gjilan gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Gjilanit Faton Bislimi tha se Gjilani kësaj radhe duhet të votojë për AKR dhe kandidatin e saj sepse AKR punon ndershëm, me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli tha se Gjilani dikur ishte një qendër e madhe e punësimit dhe industrisë kurse tani ky vend ka mbetur i izoluar dhe i nëpërkëmbur.”AKR nëse merr timonin për të udhëhequr me Gjilanin atëherë ne do ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi të plotë sepse AKR investon shpirtin e vet” tha Pacolli, raporton rajonipress.

Pacolli tutje tha se AKR realisht ka dalur jashtë kornizave të saj dhe jemi bërë bashkë edhe me koalicionin vetëm për të pasur në qytet më ndryshe.”Gjilani duhet të bëhet qytet i jetueshëm dhe ata që kanë premtuar votat dhe nuk e kanë realizuar programin e tyre ata as nuk meritojnë të votohen. Ata duhet të kthehen kokë ulur. AKR nuk është parti që ka punë e telashe me prokuror e gjykatës sepse është banale që tani në shekullin e 21 po ballafaqohemi me probleme banale. Gjilani është shkatërruar sepse s`ka vizion dhe tani duhet të themi mjaft me hajni dhe abuzime. Ata që blejnë vota i pret burgu i Dubravës”.

Eco Higjiena

Pacolli duke folur për kandidatin Faton Bislimin tha se ky njeri ka vlera dhe ai është më i merituari që duhet të përkrahet e votohet. “Rrokullisni çdo gur , por mos i votoni hajnat” tha Pacolli.

Kurse Faton Bislimi tha se ka hyrë në këtë garë për një Gjilan më të dinjitetshëm dhe më ndryshe.”Zgjedhja para qytetarëve kësaj radhe është shumë e lehtë sepse keni mundësin që të vulosni të ardhmen e fëmijëve dhe të familjeve tuaja. Unë do të jem në shërbim të qytetarëve të mi dhe në shërbim të një Gjilani më të dinjitetshëm” tha Bislimi. /rajonipress/