Eko Higjiena

Pacolli: Rezultati në UNESCO nuk është fundi i botës, mobilizimi i Serbisë pa kuptim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Behgjet Pacolli ka reaguar nëpërmjet Facebook-ut për mospranimin e Kosovës në UNECSO.

Reagimi i plotë i tij në Facebook:
“Rezultati i fundit në UNESCO nuk ishte fundi i botës, përkundrazi. Ne arritëm një rezultat të shkëlqyer përballë një shteti që mobilizoi kundër nesh burime të mëdha. 92 shtete (jo të gjithë ishin të pranishëm), votuan pro nesh. U fol për Kosovën, fituam miq të rinj dhe do fitojmë akoma më shumë miq. Po të kishim patur pak më shumë kohë, mes atyre që abstenuan do kishim siguruar dhe tri vota të tjera. Duhet ende shumë punë, nevojitet lobim të shtetet që nuk na kanë njohur. Po ashtu, duhet kontakt permanent me shtetet që na kanë njohur.Polonia, Japonia, Korea ishin shembuj. Na vjen mirë që ka lëvizje pozitive tek Ruanda, Mali, Nigeria, Sudani, etj., që abstenuan.

Hidromorava

Ky mobilizim sërb ishte krejtësisht pa kuptim, sepse ne nuk kërkonim të bënim luftë, por veçse të siguronim më shumë mbështetje ndërkombëtare, për shkollat tona, shkencën tonë, objektet tona të trashëgimisë historike dhe kulturore. Kjo ishte vetëm një betejë virtuale që nuk e fitoi askush. Beteja e vërtetë është mbyllur në qershor 1999, dhe dihet rezultati i saj. Sërbia nuk fitoi asgjë prej këtij rezultati të ngushtë që prapë na nxjerr ne fitimtarë. Ne mësuam shumë nga lobimi, nga koniunktura ndërkombëtare, nga procedurat e organizatave globale, etj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.