Fundamenti

Pacolli: Rekomandimi për liberalizimin e vizave, një moment historik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Evropian.

“Njoftimi i sotëm nga Komisioni Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Evropian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

RCCOLA

Siç njofton MPJ, Pacolli ka përgëzuar edhe institucionet vendore për punën, angazhimin dhe përkushtimin institucional në përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga ana e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/