ARKATANA

Pacolli reagon pas deklaratave të zyrtarëve të partisë së tij

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të partisë së tij rreth shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ishte këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj ai i cili në emisionin Pressing në T7, tha se kërkesa e Haradinaj për shkarkimin e Ministrit Flamur Sefaj është pranuar nga AKR dhe vendimi zyrtar do të merrej ditën e martë.

Pas kësaj reagoi nëpërmjet Facebook’ut, Rrahim Pacolli, vëllai i presidentit të AKR’së, Sekretar Organizativ i AKR’së.

Sekretari i AKR’së demantoi deklaratën e Zymberajt, derisa paralajmëroi largimin nga Qeveria, nëse Sefaj nuk do të mund të mbajë edhe më tutje postin e tij.

KKVITI

“Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re”, ka theksuar Rrahim Pacolli.

“I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar Rrahim Pacolli.

Pas kësaj, po nëpërmjet Facebook, reagoi vetë zëvendëskryeministri i parë. Sipas tij, shkrimet në Facebook, nuk përfaqësojnë qëndrimin e partisë që ai drejton.

“AKR ka kuvendin e vet dhe organet tjera statutore dhe si të tilla vetëm ato vendosin për të ardhmen e AKR-së. Çdo shkrim tjetër nëpër FB e rrjetet sociale nuk prezenton qendrimin zyrtar të partisë”, shkroi Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.