Eko Higjiena

Pacolli: Qeveria t’i tregojë popullit se ku janë mjetet e Trustit dhe Privatizimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i tregojë popullit se ku janë paratë e Trustit dhe Privatizimt. Në një shkrim në Facebook, ai përmend se politikanët që premtonin para votuesve hapje të vendeve të reja të punës, bazuar në fondet e trustit dhe privatizimit, sot nuk kanë një përgjigje se ku janë ato mjete.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Çka po bëhet me paratë e Trustit dhe të Privatizimit?

Atëherë, gjatë fushatës zgjedhore, kur disa liderë partiakë joshnin votuesit me premtime, gjoja se do të formonin fonde për punësim, duke u bazuar në mjetet e trustit pensional dhe në ato pak mjete të grumbulluara nga privatizimi i pasurisë së Kosovës, unë isha i vetmi që mundohesha me iu sqaru qytetarëve se premtime të tilla janë vetëm mashtrim dhe se një gjë e tillë nuk është e realizueshme për shkak të mungesës së padronatit mbi ato mjete.

GRANDEMALL

Nga ana tjetër, unë jam tejet i shqetësuar me fatin e mjeteve të trustit, duke ditur se mjetet e trustit sot janë të investuara në shumë kompani botërore, të cilave nuk u shkojnë punët mirë, për shkak të krizës globale.

Mjafton të shihet rënia e lirë e bursave nëpër kryeqytetet financiare dhe çdo gjë është e qartë se efekti kolateral i kësaj krize ka prekur me të madhe edhe paranë e qytetarëve të Kosovës, të investuar pa kritere dhe me hamendje. Kështu ka ndodhur edhe me paratë e privatizimit.

Është interesante se Qeveria jonë heshtë para një fakti të tillë, nga mungesa e atraktivitetit biznesor,mungesa e ideve, mungesa e aftësive manaxheriale etj.

Tregojuni popullit çka po bëhet me mjetet e tyre, ju lutem!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.