Mobi Casa

Pacolli: Qeveria s’po jep asnjë shpresë për vende pune

/ 3 minuta lexim
HW

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë ndihmë dhe asnjë shpresë për ta hapur vende pune, tha Behgjet Pacolli, i cili përmendi edhe fabrikat e mbyllura që nuk përdoren. E të gjitha këto sipas Pacollit do të aktivizoheshin me programin e tyre.

Theks të veçantë vendosi në Gjakovë, ku qeverisë nënkryetarja e AKR’së, Mimoza Kusari – Lila.

Pacolli Agjencionin e Privatizimeve të Kosovës e ka quajtur agjencion kriminal, pasi që puna e tyre, sipas Behgjet Pacollit, e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje ekonomike me fabrika.

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në Interaktiv të KTV’së ka thënë se pako fiskale e Qeverisë së Kosovës për TVSH, nuk ka bërë asnjë ndryshim sepse TVSH’në po e paguajnë ata që e kanë paguar edhe më herët dhe se kasta e njerëzve që nuk kanë të ardhura të mira janë në po të njëjtin stad.

Ndërsa fabrika e këpurdhave në Mitrovicë, që ka qenë një nga premtimet e Agim Bahtirit, ka filluar punën me 12 reparte sipas Pacollit.

“Nuk është përuruar se është ndërtuar në tokat e fshatarëve, ku paguajmë qira, dhe se nuk ka rrugë të shkosh deri atje normal”, tha Pacolli, duke thënë se në vendin ku kanë qëndruar KFOR’i më parë, ka qenë tokë ideale, por që nuk i është mundësuar.

Behgjet Pacolli në lidhje me komunat që udhëheqë AKR’ja, ka thënë se nuk është plotësisht i kënaqur sepse ligjet e Kosovës nuk i mundësojnë që ata të kryejnë punën si dëshirojnë.

UBT

Kreu i AKRS’së, Behgjet Pacolli të gjitha kauzat e opozitës për protestë dhe kundërshtim i ka quajtur banale, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai përpara se t’i thotë këto kërkoi falje nëse dikush lëndohet nga deklaratat e tij, transmeton Koha.net. Zgjidhja e krizës sipas Pacollit duhet të jetë në Kuvend dhe veprimet me gaz të opozitës brenda Kuvendit ka thënë se nuk dëshiron as t’i shikojë.

Por nuk përfundoi me kaq.

“Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme që unë mendoj, dhe po të isha në vend të Presidentes, këtë do ta bëja”, shtoi Pacolli.

Kreu i AKR’së, shpalosi detaje nga kontrata që ka pasë me LDK-në dhe PDK-në, ku garant ishte Ambasada Amerikane.

“Aty ka shkruar që për gjashtë muaj do të ndodhë reforma zgjedhore dhe Ligji për President, do të zgjidhet nga populli. Asnjëra nuk ndodhi”, tha Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.