Uji Dea

Pacolli: Qeveria po justifikohet me protestat dhe sjelljen e opozitës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka komentuar punën njëvjeçare të Qeverisë Mustafa, për të cilën ka thënë se ka dështime në të gjitha fushat.Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria në sytë e popullit dhe të huajve po justifikohet me protestat dhe sjellje e opozitës.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Pacollit:
Dje gjithë mediat u morën me bilancin e Qeverisë Mustafa në vitin e saj të parë. Me një fjalë po bëjnë hesapet e saj, nisur nga premtimet e para kur e mori pushtetin…
Nuk di çfarë hesapesh po bën vetë qeveria, por është krejt e qartë se ka dështime të plotë në të gjitha fushat. Një e di mirë, se për sytë e popullit, e ndoshta edhe për të huajt, kjo qeveri justifikohet me protestat dhe sjelljen e opozitës.

Eco Higjiena

Por a e ka penguar opozita qeverinë të zgjidhë çështjen e Trepçës, po marr vetëm një shembull?
Ku janë ata profesorë të ekonomisë me zgjidhjet e tyre për Trepçën, përfshi edhe kryeministrin profesor, që nuk kanë bërë asgjë, megjithëse ishin gati që në muajin e parë të qeverisë t’i ofronin këto zgjidhje?
– Çfarë po ndodh me AKP-në? Pse nuk është ristrukturuar ajo?
– Çfarë quan kjo qeveri, reformën më të rëndësishme që ka bërë?
– Pse stagnojnë të gjithë proceset e rëndësishëm në këtë vend?
– Ku e ka fajin opozita përballë një koalicioni thjesht numrash që kapërcen atë të Gjermanisë?