United Hospital

Pacolli: Qeveria Mustafa nuk ka njerëz që dijnë për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në lidhje me “Trepcën” ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ku ka kritikuar Qeverinë aktuale duke thënë se e njëjta përbërje kishte bllokuar kohë më parë projektligjin për rikthimin e “Trepçës” në pronësi të shtetit për shkak të inateve urrejtjes patetike, siç thotë Pacolli, ndaj tij dhe AKR-së.

“Siç e dini, projektligji për Trepçën, i punuar sipas rregullave të tregut që parashihej që Trepça të tërhiqet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe t’i kthehet në pronësi minatorëve të Trepçës (pronësi të Kosovës), kaloi nga qeveria e asokohe dhe mbeti në Kuvend për shkak se u bojkotua nga njerëzit te cilët sot qeverisin me Republikën e Kosovës. Janë të njëjtit individë që atëherë e bllokuan këtë projektligj, ata që sot flasin për Trepçën, derisa atëherë talleshin për shkak të inateve e urrejtjes patetike që kishin, në rend të parë, për mua personalisht dhe për AKR-në”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

FIDANISHTJA

Sipas tij Qeveria Mustafa nuk ka njerëz që kanë njohuri për Trepqën.

“Unë e di dhe ju garantoj qytetarëve të Kosovës se kjo qeveri, këta njerëz që sot flasin për Trepçën, nuk kanë as ide e as projekt për Trepçën. Ata vetëm flasin dhe nuk kanë ide si funksionon një ndërmarrje e tillë në ekonominë e lirë të tregut global. Ndoshta ata ende nuk e din se faktori ‘koha’ dhe ‘njeriu’ është shumë me rëndësi. ‘Gjërat përkryhen nga njerëzit e duhur në momentin e duhur’. Atëherë ishte momenti shumë i duhur dhe ishin njerëzit e duhur, njerëzit e ekonomisë me plot dituri e përvojë e më projekt praktikë në dorë”, ka shkruar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.