Mobi Casa

Pacolli: Privatizimet që janë duke ndodhur i kam kundërshtuar gjithnjë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aleanca Kosova e Re, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në qytetin e Gjilanit, ku Presidenti i AKR-së, zoti Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin për Kryetar te Gjilanit, Faton Bislimi, janë shprehur të bindur në fitore.

Me këtë rast Pacolli ju ka thënë të pranishmëve që të dalin me 3 nëntor dhe të votojnë për AKR-në.

“Me 3 nëntor dilni masovikisht dhe të votoni për AKR-në “, ka thënë Pacolli. Ai ka folur edhe për mënyrën e privatizimit duke thënë se e ka kundërshtuar atë në çdo mënyrë.”Privatizimet që janë duke ndodhur i kam kundërshtuar, sepse ato janë pasuria jonë më e çmueshme . AKR-ja është e vetmja parti që ka dhenë kontribut për shtetndërtim dhe ne jemi ata që këtë shtet e kemi quar përpara, pasi që jemi parti moderne”, ka thënë Pacolli.

Në fund i pari i AKR-së i ka dhënë përkrahjen maksimale kandidatit Bislimi, duke thënë se me ardhjen e Bislimit në krye të Komunës, Gjilani do të ndryshojë.

Eco Higjiena

Ndërsa Faton Bislimi ju ka thënë të pranishmëve se me 3 nëntor ata do të vendosin për 4 vitet e ardhshme.

“Procesin e votimit me 3 nëntor duhet ta përqafojmë e jo ta ngufasim, vota juaj ka me qenë vazhdimi i kësaj qeverisjeje të keqe, apo ndryshimi i saj, ju jeni ata qe vendosni. Unë nuk ju premtoj si të tjerët vende të punës pa kufi miliona euro, pasi që çdo qeverisje që i ka premtuar këto nuk i ka bërë , e jeni dëshmitarë për këtë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi gjithashtu ka thënë se çdo Kryetar i Komunës është kryeshërbëtor i qytetarit, pasi që dihet se çdo vit dalin mijëra të diplomuar e që nuk punojnë e kjo mbetet në ndërgjegjen e Komunës. “4 vite janë shumë të mëdha nëse nuk punohet dhe nuk ka perspektivë, dihet që ka shumë të pa punë ka shumë probleme ekonomike dhe infrastrukturore”, ka thënë në fund Bislimi./rajonipress/