Eko Higjiena

Pacolli: Pozita dhe Opozita po e turpërojnë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Pozita dhe Opozita po e turpërojnë Kosovën.Me këtë rast, ai ka thënë se klasa politike e Kosovës duhet të kapërcejnë interesat për pushtet për hir të interesit të qytetarëve të Kosovës.

“Kapërceni mbi veten tuaj dhe interesat tuaja për pushtet dhe mos e turproni Kosovën! Ajo është më e madhe se ne dhe ajo do të jetojë më shumë se ne!”, ka shkruar Pacolli.

Ky është reagimi i Pacollit

Unë kam vetëm një pyetje dhe një lutje për klasën tonë politike, për institucionet: 7 vjet pas shpalljes së pavarësisë, a i kemi ne kapacitetet me i zgjidh krizat që vetë i krijojmë?

Eco Higjiena

Nëse nuk i kemi këto kapacitete, atëhere si po e përdorim pavarësinë?

Nëse keni Perëndi; për hir të rinisë sonë që do një të ardhme normale; për hir të familjeve që kanë vështirësi të mbijetojnë ekonomikisht, për hir të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë, mos na zhgënjeni përfundimisht!

Mos i zhgënjeni miqtë tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë!

Kapërceni mbi veten tuaj dhe interesat tuaja për pushtet dhe mos e turproni Kosovën! Ajo është më e madhe se ne dhe ajo do të jetojë më shumë se ne!