GRANDEMALL

Pacolli, politikani më i pasur në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë vitit të kaluar, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në Kosovë.

Politikani kosovar që u bë i famshëm me biznesin e tij në Zvicër, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, vazhdon të mbetet personi më i pasur në Kosovë. Ai gjatë vitit të kaluar ka prezantuar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në vend.

Pacolli është kryetar i Aleancës Kosova e Re, një parti parlamentare që është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai është menaxheri i kompanisë “Mabetex”, e cila e ka zgjeruar aktivitetin në disa vende të lindjes.

ARKATANA

Pas Pacollit, politikani tjetër më i pasur është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri.

Deputeti i opozitës, Hashim Deshishku është i treti me 13 milionë euro pasuri, ndërsa pullazxhiu i Amerikës, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi është i katërti me 10 milionë euro pasuri të deklaruar. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është më varfër se këta të tjetër.

Ai, siç raporton “Zëri” ka deklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.