ARKATANA

Pacolli: Po shihet se AKR-ja duhet ta zgjidhë ngërçin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se deputetët e partisë së tij nuk janë vetëm numra, porse “zgjidhje e ngërçit politik” ku është futur Kuvendi.
Ai thotë se AKR-ja do zgjidhje urgjente të kësaj situate, dhe është e paluhatshme në vendimet e saj.

Por, Pacolli paralajmëron se e kundërta do të ndodhte nëse LDK-ja dhe VV-ja nuk gjejnë një zgjidhje alternative, ngase, sipas kreut të AKR-së, ai dhe partia e tij janë në anën e qytetarit.

Ky është reagimi i plotë i Pacollit:

Seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, duke u tallur me popullin. Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve.

Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqt dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miqë dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duerkryq. Kështu nuk ndërtohet shteti.

Kështu nuk i kontribuohet Kosovës. Jam aq i dëshpruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja ime do të jetë në pikëpyetje.

Eco Higjiena

Sot seicili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin.

Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale. AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi.

Përndryshe altarnativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilen unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më duket por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohët në favor të Kosovës.

Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërise së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicên e numrave nënkupton nevojën e koncensusit gjithpërfshirës për interesat e vendit.

Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veproj në zgjidhje e ngërqit dhe për këtë, edhe njëhere apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjën alternative. AKR-në e kanë paluhatshëm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërqit, për interesat e tyre.

Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.