RCCOLA

Pacolli: Po ndodhin gjëra të turpshme në vendin tonë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Për situatën e krijuar në Kuvend nuk ka heshtur as presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ai ka shprehur shqetësimin ndaj zhvillimeve në institucionin e legjislativit të vendit.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Jam tejet i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, por edhe me ngjarjet e 28-Nëntorit. Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë.

Uji Dea

Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria, por edhe nga opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj.

Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!