FITORJA

Pacolli përplaset keq me BE’në: Kosovës as viza as ndihma, Serbisë 7.5 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE’së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.

Tutje ish-ministri ka pyetur nëse edhe Kosova duhet ta kritkojë Bashkimin Evropian për të marrë vëmendjen e Brukselit.

Eco Higjiena

Sipas kreut të AKR’së një çasje e tillë e BE’së dëmton politikën e jashtme të Brukselit. Ai përveç tjerash ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Megjithatë të enjten nga Zyra e BE’së në Kosovë kanë paralajmëruar se do të ndajnë fonde edhe për Kosovën pas situatës me COVID-19./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.