Pacolli përmbyllë fushatën në Kamenicë e Viti

Aleanca Kosova e Re ka vazhduar fushatën në Kamenicë. Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, u ka premtuar qytetarëve të Kamenicës se pas 8 qershorit, autostrada do të nis të ndërtohet në drejtim të Kamenicës, në mënyrë që kjo anë të lidhet me Kosovën dhe Shqipërinë.
“Ju them juve qytetar të komunës së Kamenicës, si pjesë që deri më tash është lënë anash, iu them se AKR e ka gati planin për ndërtimin e autostradës e cila lidh këtë anë me autostradën e Kombit. E kjo autostradë do të krijoj realitet të ri në komunën e juve. Pas 8 qershorit në Komunën e Kamenicës do të krijojmë perspektiva të reja ekonomike”, tha Pacolli
Kandidati i kësaj ane për deputet, Bajram Kosumi, u tha bashkëqytetarëve të tij se AKR-së i duhet vota e qytetarëve për të zhvilluar vendin.
“Ua kërkojmë votën që ne të kemi një arsim më cilësorë. Ua kërkojmë votën që të hapim kufijt me Evropën, që të rinjt tanë të dalin të shkollohen jasht vendit, të punojnë, të lëvizin lirshëm dhe jot ë ikin nga Kosova për një jetë më të mirë”, tha Kosumi. Ai kërkoj nga kamenicasit që të bashkohen për të sjell në pushtet partinë që më së shumti në listë ka njerëz të kësaj ane. “Komuna e Kamenicës është lënë anash sepse ne kemi votuar njerëzit që nuk kanë qenë të kësaj ane. Është momenti që ne të votojmë njerëzit tanë dhe tja kthejmë dinitetin vendit tonë, ta zhvillojmë komunën tonë, të investojmë në infrastrukturën e komunës sonë që pas luftës nuk është investuar as edhe një cent”, tha Kosumi, njofton AKR.
Kandidaja për deputete, Nexhmije Kallaba, u tha banorëve të Roganës dhe Kamenicës se partitë tjera kandidatët nga komuna Kamenicës i kanë renditur diku në mesin e listave përderisa AKR në krye të listës.
“AKR e sheh Kamenicën si vend të rëndësishëm dhe kandidatët e kësaj ane i renditur në krye të listës. Partit tjera kamenicën e kanë harruar”, tha Kallaba.
Ajo tha se me AKR-në kamenicasit do të ofrohen më shpejt me Shqipërinë
Pacolli në Viti : Kërkojmë votën për të bërë liberalizimin e vizave
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se po e kërkon votën e qytetarëve për këtë parti, për të bërë liberalizimin e vizave.
Premtimin për liberalizim të shpejtë të vizave, Pacolli e bëri paraqytetarëve të Vitisë.
“E kërkoj besimin tuaj për të bërë liberalizimin e vizave, ku të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm dhe të shfrytëzojnë botën për shfaqjen e aftësive të tyre”, tha Pacolli.
Ndërkohë, Fadil Ismajli, kandidat për deputet, tha se AKR është dëshmuar se di të qeverisë.
“Me tre ministri që kemi udhëhequr kemi treguar rezultate të mëdha, pasi me iniciativë të AKR_së janë krijuar 2 zona të lira tregtare. Kemi iniciuar ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, rregulluar autostradën energjetike me Shqipërinë e mbi të gjitha kemi shpëtuar nga privatizimi Trepçën e cila mbetet pasuri e qytetarëve”, ka thënë Ismajli
Se vetëm AKR di të qeverisë me vendin, në Viti tha edhe Bajram Kosoumi.
“Me AKR-në qytetarët e Vitisë për herë të parë kanë mundësi t’i bashkojnë votat me komunat tjera të Anamoravës dhe të bëjnë një forcë të re përmes së cilës do të realizojnë interesat e tyre”, tha Kosumi