Eko Higjiena

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, për një vit ka dyfishuar pasurinë, ndonëse nuk merr pagë nga buxheti i Kosovës.Pacollit i ka ecur biznesi mire prëj kohës sa është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi që pasuria e tij është shtuar për 130 milionë euro vetëm për një vit.

Lideri i Aleancës Kosova e re, ndonëse nuk paguhet nga buxheti i Kosovës, ai sivjet ka arritur një pasuri të përgjithshme prej hiç më pak se 305 milionë euro, duke vazhduar të qëndrojë në krye të listës së politikanëve më të pasur në vend, shkruan zëri.

UBT

Ai vitin e kaluar në AKK kishte deklaruar një pasuri të përgjithshme prej 176 milionë euro, apo rreth 130 milionë euro më pak se sivjet. Sipas formularëve të AKK-së, të cilët janë bërë publik, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi kompani me aksione anonime, vlera e te cilave është 125 milionë, derisa kompanitë e tilla vitin e kaluar i kishte vlerësuar vetëm 80 milion euro.

Pacolli nuk ka sqaruar nëse është rritur vlera e kompanive, apo numri i tyre, të cilat i mban sekret për opinion publik./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.