FIDANISHTJA

Pacolli për mediat propaganduese në Serbi: Po përhapin ‘lajme të rreme’

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat serbe për siç i ka quajtur Pacolli kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, këto lajme nuk janë asgjë tjetër, veç se lajme të rreme, “fake news”.

LEXO EDHE: Çitaku reagon ndaj mediave serbe për propagandë ndaj shqiptarëve

“Për këdo që përcjellë me vëmendje zhvillimet në lidhje me obstruksionet të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, është krejtësisht e qartë se kemi të bëjmë me një subordinim deri në nënshtrim të mediave në Beograd nga qeveria e Serbisë.

Mediat e subordinuara janë kthyer në zë propagandues të politikës destruktive, duke përhapur lajme të rreme, ‘fake news’. Regjimit, i cili ka shtypur çdo zë kritik në Beograd, madje edhe oponencën politike, nuk ka mundur t’i rezistoj pothuaj asnjë medium”, shkruan Pacolli në Facebook.

FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës pati kritika edhe për mediat në Kosovë e rajon që po citojnë lajme nga këto media serbe pa i filtruar mirë.

“Dhe duke qenë që për mediat serbe, realiteti i Kosovës nuk është mbuluar asnjëherë drejtë, edhe atyre mediave të cilat njohin realitetin, nuk u bëhet vonë t’i vihen në shërbim qeverisë së Serbisë, sepse me temën e Kosovës ato mund të mashtrojnë publikun pa rrezikuar të humbin kredibilitet. Këto media kritikojnë Kosovën, SHBA-të, e hera herës edhe BE-në.

Vucici dhe Dacici janë dy njohësit më të mirë të politikës, mentalitetit dhe kulturës propaganduese dhe konspirative, dhe tashmë po punojnë me shumë zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi. Ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar mirë.

Nuk është në kulturën tonë të shërbehemi me lajme të rreme, por duhet thënë që edhe kur nuk kanë ekzistuar mjetet e komunikimit masiv, ne kemi pasur konsensus që propagandës së Serbisë, t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi”, përfundon Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.