Mobi Casa

Pacolli: Patriotizmi sot është zhvillimi i Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Lideri i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli në një intervistë për Telegrafin theksoi se qytetarët e Kosovës kanë plotësisht të drejtë të dënojnë fuqishëm akterët e kësaj gjendje sociale dhe këtë do ta bëjë me votën e tij. Ai tha se për këtë rekomandon që qytetarët mos të votojnë me emocione.

Sipas tij, patriotizmi klasik duhet t’i takojë së kaluarës dhe qytetarët e Kosovës të mbështesin patriotët modern, ata që dinë dhe punojnë për perspektiven ekonomike të qytetarëve dhe krijimin e kushteve dinjitoze për qytetarin e Kosovës.

Pacolli në këtë intervistë flet për të arriturat dhe dështimet e qeverisë, thotë se Prishtinës i nevojitet menaxhim i ri nga njerëz profesionist.

Uji Dea

Gjithashtu, Pacolli flet për skandalet e fundit të diplomatëve të Kosovës jashtë vendit.

“Dy partitë politike që kanë udhëhequr dhe që aktualisht udhëheqin, dhe njerëzit që punojnë në këtë dikaster, mendoj se janë përgjegjësit kryesor për gjendjen e keqe dhe skandalet e shkaktuara nëpër vendet respektive. Unë besoj se tani këtë të gjithë e kanë kuptuar se në diplomaci duhet të përzgjidhen njerëzit sipas kritereve dhe jo sipas afërsia politike, klanore dhe nepotizmit”, ka thënë Pacolli.