Uji Dea

Pacolli, pas takimit me AKR: Partitë e tjera nuk kanë forcë ta ndryshojnë Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se si parti politike janë të bindur se opsionet e tjera partitë e tjera politike nuk kanë shije forcë për ta ndryshuar Kosovën.

Ai është shprehur i bindur se “AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca”.

Këto komente Pacolli i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar me strukturat e partisë së tij.

Ai tha se janë mobilizuar për ta shndërruar AKR-në një parti premtuese politike në Kosovë në të ardhmen.

Uji Dea

“Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar”, ka shkruar Pacolli ne Facebook.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit

Në këtë fillim vit kam zhvilluar një takim me strukturat e Aleancës Kosova e Re duke i falënderuar për besnikërinë 15 vjeçare, prejse AKR-ja ka ardhur si alternativa konkrete politike për qytetarët e Kosovës.
Struktura jonë politike e organizative ka qëndruar e fortë, kompakte dhe konstruktive në një terren politik jo të lehtë.
E kuptoj mirë vështirësinë që shfaqet kur përmbajtja jonë, e brumosur nga idetë dhe vizioni ballafaqohet me idetë e gënjeshtërta që s’kanë vizion.
Prandaj, faleminderit dhe njëkohësisht Urime Viti i Ri.
Po ashtu, meqë jemi në prag zgjedhjesh parlamentare kam marrë besimin e tyre dhe ua kam dhënë zotimin tim, se AKR-ja nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj i fillestar për ndërtimin e një Kosove ku zhvillimi është kryefjala, ekonomia është platforma dhe shija është esenca.
Tash, sot, në këtë moment, jemi mobilizuar më thellësisht dhe jemi konsoliduar gjerësisht, për ta shndërruar AKR-në në një emërues të pashmangshëm të së ardhmes politike në Kosovë.
Ne në AKR jemi të vetëdijshëm që në Kosovë ka opsione të tjera politike, por është treguar tashmë, më shumë se një herë, se nuk e kanë shijen për zhvillim, nuk e kanë durim për tolerancë, nuk kanë fuqi për bashkëpunim dhe nuk kanë forcë për të ndryshuar.
Prandaj AKR si gjithmonë, por veçanërisht në këto zgjedhje, mbetet opsioni i vetëm.
Edhe një herë kthejuni shijes dhe zhvillimit.
Kthejuni AKR-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.