HW

Pacolli pas kalimit të pragut: Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit u kundërshtuan, mbizotëroi sundimi i ligjit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas kalimit të pragut koalicioni Nisma-AKR-PD, ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit.

“Ri-numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit”, ka thënë Pacolli.

Më tej ka shtuar se ky koalicion do të përfaqësojë, siç duhet interesat e qytetarëve përmes Kuvendit.

Fundamenti

“Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, ditë më parë, Pacolli pati thënë se nëse koalicioni Nisma-AKR-PD e kalon pragun nuk do t’ju bashkohet LVV-LDK-së, në Qeveri por do të qëndrojnë në opozitë.

Ai po ashtu ka thënë se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur mirëpo nëse kanë ide të kundërta edhe mund t’i ndajnë rrugët me Nismën përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.