RCCOLA

Pacolli paralajmëron reforma të thella në partinë e tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka paralajmëruar reforma të thella në këtë parti. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai ka treguar se zhvillimet në vend, kanë bërë në në AKR të ndërmerren reforma të mëdha.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Fcebook

Të dashur miq, siç e keni vërejtur, që nga momenti i zgjedhjeve të fundit unë u dëshpërova pak me rezultatin e Zgjedhjeve dhe sinqerisht mendova edhe të tërhiqem nga politika.

Duke parë se çka ndodhi me Kosovën, pikërisht pas zgjedhjeve, duke parë si vazhdon degradimi i Kosovës dhe duke parë si politikanët tanë e trajtuan edhe shtetin edhe popullin tonë, unë vendosa që në këtë situatë të qëndroj përkrah popullit.

Jam duke ndërmarrë reforma të mëdha në partinë tonë.

Unë besoj në popullin tim, unë besoj në ndryshime duke qenë i qartë me faktin se ne dimë si me ia dhënë kahjen e duhur Kosovës dhe si me i dalë në krah këtij populli që asnjë moment nuk u ndal së vuajturi.

Eco Higjiena

Ne dimë si të veprojmë, dimë si të krijojmë perspektivë për popullin tonë, ne dimë si ta zhvillojmë vendin.

Ne dimë pse e duam punën dhe suksesin, ne kemi eksperiencë dhe kemi dëshmuar se dimë të punojmë me dinjitet dhe profesionalizëm.

Jam i sigurt që vetëm ne e kemi programin e duhur për një Kosovë ekonomikisht të fortë që garanton perspektivë dhe jetë dinjitoze për të gjithë.

Andaj, në këtë proces dëshiroj t’ju ftoj që të përfshiheni edhe ju, të dashur miq!

Unë dua që ju të jeni pjesë e ndryshimeve të mëdha, që ne do t’i bëjmë së bashku, ku zëri juaj do të jetë vendimtar! Së bashku do të luftojmë të keqen që e ka kapluar Kosovën tonë.

Ne jemi me popullin çdo herë!