Hidromorava

Pacolli paralajmëron padi kundër Krasniqit, thotë se ai po rren

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministër i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar sot përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook, ndaj një akuze të bërë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për tentim blerje të votës për President të vendit.

Sipas akuzës së kryeparlamentarit, Pacolli ia ka dërguar një njeri të tij, atëherë edhe mik i Krasniqit, që ta korruptonte – t’ia blej votën.

“Sot nëpër mediet dhe portalet e Kosovës, po qarkullon lajmi se gjoja unë paskam dërguar dikend Jakup Krasniqit, “për t`ia blerë votën e tij”.

Unë jam i detyruar të merrem me të për shkak të funksionit që ai aktualisht e mban, ngase me të personalisht nuk do të merresha prejse kur e ka përbuzur sofrën time në gusht të vitit 1999 në Lugano”, shkruan Pacolli.

E kuptoj nevojën që zoti Krasniqi ka, për më shumë promovim mediatik dhe sinqerisht, duke u nisur nga një logjikë e shëndoshë nuk do t`ia vlente kurrsesi që unë të merresha me të, shkruan tutje Pacolli.

“Opinion publik, e informoj se tanimë jam kalitur me akuza shpifëse në adresën time, që nga koha kur kam ardhur në Kosovë dhe shpifjet e Jakupit i konsideroj si të radhës.

Unë i them atij se ka bërë gabim të madh dhe shkelje nën betim që nuk e ka denoncuar këtë shpifje nëse ai e konsideron fakt.

Mobi Casa

Pacolli thotë se do të ishte mirë, që organet kompetente të merren me këtë punë, ngase , sipas tij “tingëllon e rëndë që një kryeparlamentar i një shteti të civilizuar të gënjen”.

“Për hirë të opinionit publik, me përgjegjësi morale dhe materiale, deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar favore nga Jakup Krasniqi dhe do të isha shumë i lumtur që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen.

Nga këtu po i drejtohem me një adresim, “Jakup t`i je i frustruar për arsyet të cilat t`i vet i di”.
Sa më përket mua, unë I bëj thirrje prokurorisë vendore dhe të Eulexit, që ex oficio që të hapë hetime rreth deklaratës së Jakup Krasniqit. Nëse kjo mungon, unë do të ushtroj kallxim penal ndaj Jakup Krasniqit”, përfundon reagimin e tij zëvendëskryeministëri Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një deklarate për media, ka kërkuar nga Behgjet Pacolli që të tregojë se si ka arritur të bëhej President. Krasniqi, sipas versionit të tij, ka dhënë detaje si është tentuar të korruptohet për ta votuar Pacollin për postin e të parit të vendit. Sipas tij Pacolli ia ka dërguar një njeri të atij, atëherë edhe mik i Krasniqit, që ta korruptonte – t’ia blej votën.

“Unë i pata thënë ati mikut që erdhi te unë me porosinë e Begjetit, po, por vetëm nëse ishte ai i gatshëm që para se t’i merrte paratë, ta lajmëronte Prokurorinë e EULEX-it. Një veprim të tillë, miku im dhe i Begjetit, nuk e pranoi. E kuptova disi. Këtë çështje për një kohë e lash në harresë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se edhe më tej ka dyshime tek Begjet Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.