Mobi Casa

Pacolli paralajmëron edhe një njohje për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përderisa qytetarët e Kosovës, janë të mbingarkuar nga agjendat politike, që vetëm interesin publik nuk e kanë prioritet, vazhdon kurorëzimi i sukseseve të angazhimit të madh disavjeçar të zotit Behgjet Pacolli për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka shkruar Zyberaj.

Këshilltari i Behxhet Pacollit ka paralajmëruar një njohje të re shumë shpejtë.

Këtë njoftim ai e ka bërë nëpërmjet Facebook.

Hidromorava

Sipas Jetlir Zyberajt, derisa të tjerët janë të mbingarkuar nga agjenda politike, shefi i tij po vazhdon me sukseset kushtuar Kosovës.

“Përderisa qytetarët e Kosovës, janë të mbingarkuar nga agjendat politike, që vetëm interesin publik nuk e kanë prioritet, vazhdon kurorëzimi i sukseseve të angazhimit të madh disavjeçar të zotit Behgjet Pacolli për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Zyberaj.

“Kosova shumë shpejt do ta marrë njohjen e radhës. Tashmë një shtet i rëndësishëm afrikan veçse ka marrë vendimin për njohje ndërsa pritet edhe formalizimi dhe dërgimi i notës verbale në institucionet tona”.