United Hospital

Pacolli: PAN-i po e shkel Kushtetutën, keq valla

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se koalicioni PDK-AAK-NISMA, po e shkelin Kushtetutën e vendit me bojkot. Ai ka përmendur disa vendimet të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij, kanë treguar se është shkelur Kushtetuta.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

A po e shkel Kushtetutën PAN-i, me bojkotin e vet të zgjatur të seancave parlamentare?

Nëse do t’ i referohemi vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, PO, e ka shkelur. Lexoni përshembull Rastin nr. KO 29/2011, pikat 79, 80, 81, 82, 83 dhe 84. Në këtë vendim argumentohet mbi bazën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit pse deputeti duhet të marrë pjesë në seancat plenare dhe se mospërmbushja e këtij detyrimi, është shkelje e kushtetutës.

UBT

Pse e bën PAN-i këtë? A nuk është Kushtetuta e barabartë për të gjithë? Kjo situatë, na çon sërish në përfundimin se Gjykata Kushtetuese, e përdorur politikisht, nuk ka kurrfarë autoriteti. Kriza e sotme në Kosovë e ka një kapak gjoja kushtetues, që e ka nxitur atë. Çuditërisht tek ne, është Gjykata Kushtetuese që e thirrur për t’i zgjidhur krizat, i ka thelluar ato. Dhe ka krijuar pretekste për kriza të reja.

Për shembull, vendimi për ndërprerjen e mandatit tim në mars 2011 ishte ndërhyrje në veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës; vendimi për mosndërprerjen e mandatit të zonjës Jahjaga në korrik 2012, shkeli një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit nga populli dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor;

vendimi për mandatarin e krijimit të qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në korrik 2014, krijon pretekste për kriza të reja.

Ata që në këto 3 raste e përdorën Gjykatën Kushtetuese, sot as nuk duan ta përfillin vendimin e saj që e dënon bojkotin e seancave si antikushtetues. Keq valla !!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.