United Hospital

Pacolli: Pagova 90 mijë € avionin që të kthehesha për ta votuar Vjosa Osmanin si presidente, as nuk më falënderoi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i AKR-së ka thënë se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, kam edhe një parti e cila ka bile edhe disa asamblistë nëpër komuna që tani i ka votuar. Konsideroj se kam një respekt nga njerëzit ku shkoj. Askënd s’e kam gënjyer, askënd s’kam mashtruar, s’e kam zhvatur buxhetin, s’kam marrë as pagë, s’di çka është me marrë pagë për Kosovën”, thotë Pacolli.

United Hospital

Pacolli tregon si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Osmanin.“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: “Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten”. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: “shkoni ju e unë vijë nesër”, shpjegon ai për RTK-në.“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, theksoi ai.Thotë se asnjëherë, nuk është falënderuar për këtë veprim.“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirr. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit’, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.