Eko Higjiena

Pacolli: Pa liberalizim të vizave e pa zhvillim ekonomik, populli do të shpërthejë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të tij në Facebook është lëvduar se më 2014 me presionin e partisë së tij u bënë reforma të rëndësishme në Kosovë, ndërsa paralajmëron Qeverinë e re se populli do ta humbas durimin!

“Shpesh herë në takimet me qytetarët gjatë vitit 2014 kam bërë një pyetje. Çfarë e pengon një vend si Kosova, me rini dhe me forcë pune të kualifikuar, të talentuar, me burime të mëdha natyrore, të jetë i zhvilluar si çdo vend tjetër normal? Është udhëheqësia, janë aftësitë e udhëheqësisë apo mungesa e tyre, vizioni apo mungesa e vizionit që përcaktojnë ritmet e zhvillimit apo ecjen mbrapa.

Gjatë vitit 2014, falë presionit të AKR-së, në fund të mandatit që shkoi, u miratuan dhe zunë fill disa reforma të rëndësishme siç ishte ajo për zonat e lira ekonomike dhe qeveria miratoi shkëputjen e kompleksit Trepça nga Agjencia e Privatizimit. Këto reforma për të cilat unë flisja që nga 2007-a kanë ngrirë. Qeveria e sotme duhet t’i rimarrë ato reforma, ti plotësojë dhe ti ekzekutojë me shpejtësi. Qeveria e sotme duhet të ekzekutojë gjithë ato ndryshime, ato ide, ato projekte që ne kemi propozuar dhe për Unionin Ekonomik Kombëtar, duke gjetur mundësi zhvillimi pikërisht tek bashkimi i forcave dhe energjive të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

UBT

Pse duhet shpejtësi? Ajo rini që po ikën me arrati nga vendi si në kohërat më të errëta kërkon shpresë. 2015 duhet ti kthejë shpresën rinisë në vendin e vet, pranë familjeve të veta. Nuk presim ndryshime që në ditën e parë të qeverisjes, por partitë që përbëjnë qeverinë kanë rastin gjatë 2015-ës të provojnë vlerën e premtimeve të veta elektorale. Duhet zhvillim ekonomik jo me skema të vjetra, por me vizion modern. Vetëm zhvillimi ekonomik i vrullshëm i shërben Kosovës dhe jo ecja me hapa breshke. Pa shenja të këtij zhvillimi, pa frenim të hemoragjisë së ikjeve nuk do të ketë as liberalizim të vizave. Pa liberalizim të vizave, pa zhvillim ekonomik, populli që derimëtash ka treguar shumë durim, do të shpërthejë.

Në kapërcyell të viteve, në prag të vitit 2015, unë i uroj gjithë bashkëvendasve më shumë shpresë, më shumë punë, më shumë begati, më shumë shëndet. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë dhe meriton më shumë!” (sic.), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/